Tre javë luftë, historitë e dhimbshme nga spitalet në Gaza që janë në prag kolapsi

Bombardimet e Izraelit në drejtim të Gazës, vazhdojnë pa pushim. Kaluan 3 javë luftë deri tani, nga ku thuajse 10 mijë vetë kanë mbetur të vdekur, edhe pse autoritetet izraelite dhe ato palestineze thonë se viktimat janë shumë më shumë. Numri më i lartë i viktimave është regjistruar mes fëmijëve. Jomana Karadsheh, gazetarja e CNN, […]

Tetor 29, 2023 - 17:20
 0
Tre javë luftë, historitë e dhimbshme nga spitalet në Gaza që janë në prag kolapsi

Bombardimet e Izraelit në drejtim të Gazës, vazhdojnë pa pushim. Kaluan 3 javë luftë deri tani, nga ku thuajse 10 mijë vetë kanë mbetur të vdekur, edhe pse autoritetet izraelite dhe ato palestineze thonë se viktimat janë shumë më shumë. Numri më i lartë i viktimave është regjistruar mes fëmijëve. Jomana Karadsheh, gazetarja e CNN, sjell historinë e vuajtjes së fëmijëve dhe prindërve të tyre, që duket se po bëjnë çdo përpjekje, për të shpëtuar të vegjlit e tyre, nga enklava dikur e populluar nga mbi 2 milionë banorë. CNN paralajmëron se pamjet janë shqetësuese por video tregon qartë atë që mijëra familje po vuajnë çdo orë.

Është e vështirë të besoj se kjo ishte Gaza, pak javë më parë, i vogli Noor, veshur bukur, duke kërcyer me vëllain e tij në një dasmë. Nëna e saj, Vesal, sot ende nuk e beson se i biri, nuk jeton më. VESAL “Më mbante dorën në momentet e fundit, e mbaja afër teksa i përgatisja një sanduiç, nuk donte të hante asgjë, vetëm qante. Pastaj erdhi raketa. Tani ai është në parajsë. Zoti më ka dhënë forcë që ta përballoj këtë humbje”.

Nga sulmi ajror, 6-vjeçari Noor mbeti i vdekur, ndërsa pjesa tjetër e familjes, mbetën të plagosur, me shenja në të gjithë trupin. Kjo është dhimbja e vazhdueshme e çdo nëne në Gaza, prej 3 javësh tashmë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.