“Tre kriminelë do të dalin nga burgu para kohe”, Hodaj përplaset me Karamuçon: Flit me emra!

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se brenda 2 vjetësh do të dalin nga burgu  3 persona të rrezikshëm të krimit organizuar. Në Shqipëri tha Karamuço në emisionin “3D”, prej vitesh nuk kemi pasur probleme me pa ndëshkueshmërin por me daljen para kohe nga burg  i personave […]

Nëntor 17, 2023 - 08:31
 0
“Tre kriminelë do të dalin nga burgu para kohe”, Hodaj përplaset me Karamuçon: Flit me emra!

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se brenda 2 vjetësh do të dalin nga burgu  3 persona të rrezikshëm të krimit organizuar.

Në Shqipëri tha Karamuço në emisionin “3D”, prej vitesh nuk kemi pasur probleme me pa ndëshkueshmërin por me daljen para kohe nga burg  i personave të rrezikshëm.

Prej vitesh ne kemi pasur probleme jo me pa ndeshkushmëri por me daljen para kohe nga burgu të eksponentëve shumë të rrezikshëm të krimit të organizuar. Dhe në dy vitet e ardhshme do të shikoni që do dalin dhe tre persona të tjerë, që nuk e mendonim që do dilnin nga burgu. 

I menjëhershëm ishte ndërhyrja e zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj i cili i kërkoi Karamuço-s që të flas me emra konkret.

Eksperti  nuk i tregojë emrat, por sipas tij, “do dalin me justifikimin e rishqyrtimit të dosjes, shkurtimi i dënimit dhe ka shumë arsye sepse i kanë rregulluar letrat”.

“Edhe Gjykata nuk ka çfarë të bëjë në këto kushtet sepse e tillë është trajtuar për mos pasur burgim të përjetshëm”, përfundoi ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.