Tregon kë zgjedh mes Kurti-Vuçiç, Lajçak ndan detyrat: Kosova asociacionin, Serbia njohjen

Bashkimi Europian ka shqyrtuar disa element të marrëveshjes përfundimtare në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2020. Këtë e konfirmon ndërmjetësuesi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për median serbe, NOVA, duke saktësuar se gjithçka ndryshoi kur në pushtet erdhi Albin Kurti në Kosovë. “Me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë ndryshoi edhe qasja e Kosovës […]

Maj 4, 2024 - 15:05
 0
Tregon kë zgjedh mes Kurti-Vuçiç, Lajçak ndan detyrat: Kosova asociacionin, Serbia njohjen

Bashkimi Europian ka shqyrtuar disa element të marrëveshjes përfundimtare në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2020. Këtë e konfirmon ndërmjetësuesi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për median serbe, NOVA, duke saktësuar se gjithçka ndryshoi kur në pushtet erdhi Albin Kurti në Kosovë.

“Me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë ndryshoi edhe qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai.

Por Lajçak konfirmon se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është një pjesë e rëndësishme për të arritur tek zgjidhja përfundimtare, pavarësisht se kritikon palët për mungesën e zbatimit të saj.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian liston disa prej detyrave urgjente që duhet të adresojnë palët në dialog. Për Kosovën thotë se duhet të nisë me formimin e asociacionit me draft-statutin europian. Ndërsa Serbia të përmbushë detyrimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve.

Lajçak pyetet për përshtypjet lidhur me sjelljen e Kurtit dhe Vuçiçit në dialog, por jep një përgjigje diplomatike, duke thënë se të dy kanë një mandat të fortë për të marrë vendime të vështira politike. “Nuk kam dyshim se të dy duan integrimin në BE. Përndryshe, cila është alternativa? Konfliktet? Dhuna?”, thekson ndër të tjera Lajçak.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.