Tregtarët vazhdojnë traditën e “vjedhjes”, nis shtrenjtimi i çmimeve me afrimin e festave

Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit. Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji. Sipas pensionistëve shpërblimi prej 5 mijë lekësh i fundvitit për ta nuk është zgjidhje. Për pensionistët gjeli i detit është […]

Dhjetor 10, 2023 - 12:52
 0
Tregtarët vazhdojnë traditën e “vjedhjes”, nis shtrenjtimi i çmimeve me afrimin e festave

Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit.

Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji. Sipas pensionistëve shpërblimi prej 5 mijë lekësh i fundvitit për ta nuk është zgjidhje.

Për pensionistët gjeli i detit është luks. Në të tilla kushte, thonë ata, as i mendojnë festat.

Tashmë është bërë e zakonshme që çmimet të rriten çdo fundvit, por dy vitet e fundit inflacioni ka çuar në rritje ekstreme të çmimeve gjë që ka ndikuar në nivelin e jetesës, sidomos të shtresës së varfër e të mesme.

/f,s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.