Tregtia e jashtme/ Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë, Kina parakalon Turqinë

Italia është vendi me të cilin Shqipëria shkëmbeu më shumë mallra gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në shtetin fqinj shitëm mallra me vlerë 189 miliardë lekë, dhe importuam disi më shumë në vlerën e gati 198.8 miliardë lekëve. “Që prej pandemisë, Italia është kthyer në partnerin kryesor të […]

Janar 19, 2024 - 14:15
 0
Tregtia e jashtme/ Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë, Kina parakalon Turqinë

Italia është vendi me të cilin Shqipëria shkëmbeu më shumë mallra gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në shtetin fqinj shitëm mallra me vlerë 189 miliardë lekë, dhe importuam disi më shumë në vlerën e gati 198.8 miliardë lekëve.

“Që prej pandemisë, Italia është kthyer në partnerin kryesor të Shqipërisë dhe kjo pozitë sa vjen dhe po konsolidohen. Është afërsia gjeografike arsyeja kryesore e kësaj marrëdhënieje, por  edhe ngjashmëritë kulturore. Na jep më shumë shpresë për rritje të mëtejshme, por kjo rritje duhet të mbështet nga politika fiskale dhe ekonomike koherente,” shprehet  Antonio Nidoli, presidenti i Dhomës Italiane të Tregtisë.

Pavarësisht distancës gjeografike, Kina zhvendosi me një pozicion Turqinë duke u shndërruar në partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë gjatë 2023-shit. Me shtetin e dytë më të fuqishëm ekonomik në botë u shkëmbyen mallra në vlerën e 103.8 miliard lekëve. Kjo kryesisht si pasojë e zgjerimit të importeve, që për harkun e 12 muajve kapën shifrën e gati 94 miliard lekëve.

“Është normale që pjesa e humbur nga dy fuqi të mëdha ekonomike si Ukraina dhe Rusia do ta zinin të tjera. Ndonëse në distanca më të largëta, Kina dhe India janë kthyer në dy vendet e origjinës së importit të mallrave për Shqipërinë, kryesisht karburanteve dhe mallra të paketuar,” thotë Igli Tola, ekspert për ekonominë.

Kosova dhe Shqipëria u larguan nga njëra-tjetra gjatë vitit të shkuara, të paktën në drejtim të shkëmbimeve tregtare. Në total, eksportet ishin më pak se 41 miliardë lekë, ndërsa importet 11.8 miliardë.

Krahasuar me 2022-shin, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës u tkurrën me 1.3 miliardë lekë, por duke mbetur gjithsesi mbi nivelet e para pandemisë.

“Mund të jetë edhe si pasojë e zhvlerësimit të euros, por mbi të gjitha problemi qëndron te mos-funksionimi i marrëveshjeve. Bëjmë sikur kemi marrëdhënie të forta ekonomike, por të dhënat tregojnë të kundërtën,” shpjegon Klajdi Bregu, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë viti të shkuar, shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zunë 57.9 për qind të totalit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.