Tregtia me pakicë përshpejton rritjen, ngjitet me 5.8% në tremujorin e dytë, ndikoi turizmi

Shifrat tregojnë se konsumi për shkak të turizmit është rritur duke rritur rrjedhimisht edhe tregtinë. Sipas të dhënave të INSTAT, tregtia më pakicë e ka përshpejtuar rritjen në tremujorin e dytë të këtij viti. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti […]

Shtator 16, 2023 - 12:50
 0
Tregtia me pakicë përshpejton rritjen, ngjitet me 5.8% në tremujorin e dytë, ndikoi turizmi

Shifrat tregojnë se konsumi për shkak të turizmit është rritur duke rritur rrjedhimisht edhe tregtinë. Sipas të dhënave të INSTAT, tregtia më pakicë e ka përshpejtuar rritjen në tremujorin e dytë të këtij viti. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti 124.3 duke shënuar një rritje 5.8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. Në terma tremujorësh rritja e volumit të shitjeve më pakicë regjistrohet në 1.3%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Por, nga ana tjetër ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet negativ. Volumi i shitjeve nga muaji maj 2023 në muajin qershor të po këtij viti ka shënuar rënie me -0.7%. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2023 është rritur me 5.1%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5.7%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në ndryshimin vjetor prej 5.8%, në tremujorin e dytë 2023 ndaj tremujorit të dytë 2022 grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar me 2.4 pikë përqindje. “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 2.1 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me 1.3 pikë përqindje. Sa i përket ndryshimit tremujor volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve”, është rritur me 2.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërkohë, Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0.9% krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa në grupin “Tregti me pakicë e hidrokarbureve“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 3.2%.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.