Tregtonte bombola me azot dhe i reklamonte në rrjetet sociale/ Arrestohet 21- vjeçari në Tiranë (EMRI)
Një 21-vjeçar i identifikuar si Arjan Toçi është arrestuar nga policia e Tiranës. I riu tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se
Një 21-vjeçar i identifikuar si Arjan Toçi është arrestuar nga policia e Tiranës.
I riu tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij. “Më mirë të blini këtë, se tullumbacet”, dëgjohet në sfond i riu teksa reklamon produktin e tij, edhe pse i ndaluar me ligj.
Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.
21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
What's Your Reaction?