Tregu i sigurimeve regjistron mbi 13 miliardë lekë më shumë se në janar-korrik 2022

Tregu i sigurimeve u rrit me pothuajse 11% gjatë 7 muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto për pjesën e parë të vitit kapën vlerën e 13,1 miliardë lekë ose 11.22% më shumë se në janar-korrik 2022. Rritja e tregut reflektoi një bazë të gjerë […]

Gusht 27, 2023 - 16:24
 0
Tregu i sigurimeve regjistron mbi 13 miliardë lekë më shumë se në janar-korrik 2022

Tregu i sigurimeve u rrit me pothuajse 11% gjatë 7 muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto për pjesën e parë të vitit kapën vlerën e 13,1 miliardë lekë ose 11.22% më shumë se në janar-korrik 2022.

Rritja e tregut reflektoi një bazë të gjerë rritje për shumicën e klasave të sigurimit në tregjet e jetës dhe të Jo-Jetës.

Tendenca vijon e njëjtë teksa tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.
Një rritje e lehtë vërehet në portofolin e sigurimeve nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Nga rreth 2,7 miliardë lekë që shqiptarët shpenzuan për këtë sektor në 7 muaj, kryeson Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me 66.52%, vijuar më tej nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.68% të totalit.

Kjo i atribuohet më shumë sistemit bankar, i cili nuk miraton kredi pa sigurimin e pronës.

Sa i përket tregut të sigurimeve të automjeteve në total, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 7,5 miliardë lekë, 7.81% më shumë se në periudhën janar-korrik 2022.

Në rritje paraqitet dhe pesha e sigurimeve vullnetare të cilat arritën në 5,6 miliardë lekë, rritje 16.10% se  e njëjta periudhë e një viti më parë.

Për aktorët e tregut përtej tendecës rritëse, përsëri sigurimet mbeten në nivel të ulët krahasuar me rajonin, për shkak të mosinformimit të duhur. Sipas Avni Ponarit, anëtar i shoqatës së siguruesve, qeveria është përgjegjëse në krijimin e strategjive për informimin e qytetarëve për sigurimet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.