Treni del nga shinat, 22 të vdekur dhe 50 të lënduar në Pakistan

Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e daljes së një treni nga shinat në jug të Pakistanit të dielën, njoftuan zyrtarët pakistanezë. Younis Chandio, zyrtar i lartë policor, tha për mediat lokale më 6 gusht se operacionet e shpëtimit kanë nisur për t’i nxjerrë njerëzit nga […]

Gusht 6, 2023 - 14:40
 0
Treni del nga shinat, 22 të vdekur dhe 50 të lënduar në Pakistan

Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e daljes së një treni nga shinat në jug të Pakistanit të dielën, njoftuan zyrtarët pakistanezë.

Younis Chandio, zyrtar i lartë policor, tha për mediat lokale më 6 gusht se operacionet e shpëtimit kanë nisur për t’i nxjerrë njerëzit nga vagonët.

Ai tha se 10 vagonë të trenit dolën nga shinat. Ministri Khawaja Saad Rafique, tha se “ky është një aksident shumë i madh. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje”.

Treni doli nga binarët afër stacionit hekurudhor Sahara në qytetin Nawabshah, në jug të provincës Sindh. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin dhjetëra njerëz në vendngjarje, disa prej të cilëve duke i thyer dritaret për t’i ndihmuar udhëtarët të dalin nga vagonët e rrokullisur.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.