Trishtuese/ Sapo ishte fejuar, çfarë publikoi këngëtari shqiptar para se të vritej në Shkup

Të tjera detaje kanë dalë pas vrasjes me armë zjarri të këngëtarit dhe blegerit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Amar Ismani. 29-vjeçari Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë mes disa personave në “Rrugën e Plastikave”. Nga përplasja mes tyre mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërkohë këngëtari Ismani mësohet se […]

Maj 27, 2024 - 16:55
 0
Trishtuese/ Sapo ishte fejuar, çfarë publikoi këngëtari shqiptar para se të vritej në Shkup

Të tjera detaje kanë dalë pas vrasjes me armë zjarri të këngëtarit dhe blegerit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Amar Ismani.

29-vjeçari Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë mes disa personave në “Rrugën e Plastikave”.

Nga përplasja mes tyre mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërkohë këngëtari Ismani mësohet se ishte fejuar disa ditë më parë.

Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në “Instastory” nga festa e fejesës.

Po ashtu, më 25 prill ai kishte publikuar disa imazhe ku tregoi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.

“Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë, jam unë dhe e dashura ime”, shkruante ai.

Ende nuk dihen arsyet e përplasjes me armë në Shkup, që i morën jetën të riut, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./m.j

Sapo ishte fejuar, çfarë publikoi këngëtari shqiptar para

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.