Trishtuese/ U godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare, ndërron jetë 38-vjeçarja: Si arriti të shpëtojë fëmijën 9 muajsh

Ka ndërruar jetë nëna 38-vjeçare, e cila u godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në Sidnei. Ajo u plagos me thikë së bashku me foshnjën e saj 9 muajshe nga një 40-vjeçar, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra, duke e çuar në gjashtë persona që kanë humbur […]

Prill 13, 2024 - 16:00
 0
Trishtuese/ U godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare, ndërron jetë 38-vjeçarja: Si arriti të shpëtojë fëmijën 9 muajsh

Ka ndërruar jetë nëna 38-vjeçare, e cila u godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në Sidnei.

Ajo u plagos me thikë së bashku me foshnjën e saj 9 muajshe nga një 40-vjeçar, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra, duke e çuar në gjashtë persona që kanë humbur jetën.

Policia dhe shërbimet spitalore konfirmuan se viktimat janë pesë gra dhe një burrë.

Si gruaja ashtu edhe fëmija u goditën me thikë nga 40-vjeçari, por nëna arriti që t’ua jepte foshnjën dy burrave që nxituan për ta ndihmuar.

38-vjeçarja u dërgua në Spitalin St Vincent, por nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa foshnja iu nënshtrua një operacioni për shkak të dëmtimeve në bark dhe mbetet në gjendje të rëndë, së bashku me shtatë persona të tjerë.

Autori, i cili ishte i njohur për policinë, u vra nga një efektive në vendin e krimit.

“Ky nuk është një sulm terrorist. Jemi të bindur se nuk ka rrezik të vazhdueshëm”, tha zëdhënësja e Policisë.

Kjo është ngjarja më e rëndë në shtetin e Sidneit që nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Quakers Hill në vitin 2011, ku vdiqën  11 persona./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.