Tritol lokalit në Tiranë, dëmtohen edhe dy biznese ngjitur

Një shpërthim tritoli ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të shumta materiale, ndërsa lokali rezulton në pronësi të një 40-vjeçari, i identifikuar si Armand Xhaferraj. Report Tv solli […]

Nëntor 28, 2023 - 10:13
 0
Tritol lokalit në Tiranë, dëmtohen edhe dy biznese ngjitur

Një shpërthim tritoli ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të shumta materiale, ndërsa lokali rezulton në pronësi të një 40-vjeçari, i identifikuar si Armand Xhaferraj. Report Tv solli pamje nga lokali që i është vendosur tritoli, ndërsa shihet se dëmet janë të mëdha. Lënda plasëse është vënë në derën e jashtme dhe ka shkaktuar dëme edhe në dy biznese ngjitur, një një parkueri dhe në një biznes me pjesë këmbimi për automjete.

“Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj, 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Report Tv mëson se 40-vjeçari Xhaferraj e ka marrë me qira ambientin ku punon me lokalin. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur për 40-vjeçarin pas një sherri për tokën përballë lokalit, tokë e cila shërben si parking në pallatin 10-katësh që u shkrumbua nga flakët pranë ish-parkut të autobusëve.

Pas shpërthimit, policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, si edhe rojën e parkimit në pallatin përballë, i cili gjatë ngjarjes ka qenë në punë turni i tretë. Vetë lokali ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera, por pritet që policia të vëzhgojë kamerat e sigurisë në bizneset pranë që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit/ëve.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.