Tritoli ndaj gjyqtarit në Shkodër, reagon KLGJ: Të zbardhet ngjarja!

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dalë në një deklaratë lidhur me tritolin ndaj gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Në reagim KLGJ dënon aktin

Prill 28, 2024 - 12:50
 0
Tritoli ndaj gjyqtarit në Shkodër, reagon KLGJ: Të zbardhet ngjarja!

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dalë në një deklaratë lidhur me tritolin ndaj gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Në reagim KLGJ dënon aktin kriminal dhe kërkon nga prokuroria zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

“Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Autori u kap nga kamerat e sigurisë teksa vendosi tritolin në portën e shtëpisë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.