Tritoli në Shkodër, autori u filmua nga kamerat e sigurisë, sulmi për shkak të detyrës së gjyqtarit

Detaje të reja janë bërë me dije nga shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër. Mësohet se autori ka

Prill 28, 2024 - 09:30
 0
Tritoli në Shkodër, autori u filmua nga kamerat e sigurisë, sulmi për shkak të detyrës së gjyqtarit

Detaje të reja janë bërë me dije nga shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër.

Mësohet se autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por dyshohet se lidhen me detyrën e Stërkajt dhe ngjarjet që ai ka gjykuar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.