Trondit gazetari: Rikthimi pas 12 vitesh, si u vrane 3 veta për 6 muaj në Lezhë

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur vendin tonë. Ndonëse prej shumë vitesh ishte Elbasani qyteti që shënonte

Dhjetor 19, 2023 - 10:41
 0
Trondit gazetari: Rikthimi pas 12 vitesh, si u vrane 3 veta për 6 muaj në Lezhë

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur vendin tonë.

Ndonëse prej shumë vitesh ishte Elbasani qyteti që shënonte më shumë viktima nga përplasjet mes grupeve kriminale, tashmë ky fenomenen është zhvendosur në Lezhë. Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Bregu tha se bandat që përplaseshin në Elbasan sot janë në arrati, teksa shtoi se atentatet në Lezhë janë rikthyer pas 12 vitesh, ku brenda një harku kohor prej 6 muajsh janë shënuar 3 viktima.

Lezha zgjoi një hakmarrje që kishte 12 vjet që nuk ishte e aktivizuar dhe shënoi një rekord të ri, ku në një gjakmarrje të vriteshin tre veta brenda një kufiri kohor prej 6 muajsh.

Vrasja në prill e Nikulajt, pastaj  Lestakajt  në korrik dhe vrasja e fundit në dhjetor.

Mirëdita mbetet prapë një problematikë e zhvilluar po për shkak të gjakmarrjes dhe prap kishte një vrasje, në një qytet që nuk ka shumë banor për të kryer një krim të rëndë.

Në fakt nuk ishte Elbasani si e kemi menduar. Në Elbasan, ata që përplasen me armë zjarri janë në arrati. Kishte një dënim në SPAK të të gjitha organizatave që vijnë nga Elbasani me burgime të përjetshme që kanë një impakt në zhvillimin e aktiviteteve kriminaleve në qytete të caktuara, sa i takon krimeve të rënda”, tha gazetari Sokol Bregu./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.