Tronditëse/ Burri dhunon gruan shtatzanë, 22-vjeçarja përfundon në spital me lindje të parakohëshme

Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti. Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar. Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare […]

Dhjetor 4, 2023 - 18:58
 0
Tronditëse/ Burri dhunon gruan shtatzanë, 22-vjeçarja përfundon në spital me lindje të parakohëshme

Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti.

Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, shkruajnë mediat.

Aktualisht 22-vjeçarja është rehabilituar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Ky rast vjen në sagën e shumë të tjerëve, ku dhuna në familje, sidomos ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri dhe Kosovë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.