Tronditëse në Itali, polici vert nënën dhe motrën e ish-partneres

27-vjeçari Christian Sodano, efektiv i policisë ekonomike italiane, ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij, e cila ka mundur të shpëtojë

Shkurt 14, 2024 - 08:28
 0
Tronditëse në Itali, polici vert nënën dhe motrën e ish-partneres

27-vjeçari Christian Sodano, efektiv i policisë ekonomike italiane, ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij, e cila ka mundur të shpëtojë pasi vrapoi dhe u mbyll në tualetin e banesës ku ndodhi masakra.

Gjithçka ndodhi pranë qytetit Latina, rreth 70 kilometra në jug të Romës. Polici ka shkuar vonë pasdite në shtëpinë e 22-vjeçares Desiree dhe ka nisur të debatojë me të. Motra dhe nëna e saj e mbrojtën atë dhe papritmas burri nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

Autori nuk e ka pranuar ndarjen me ish-partneren e tij. Ai u arrestua pak më vonë pranë shtëpisë së të afërmve të tij.

Për një rastësi tragjike, zona në të cilën ndodhi vrasja e dyfishtë quhet San Valentino, që do të thotë Shën Valentin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.