Tronditëse në Spanjë, babai vret fëmijën 5 vjeç dhe plagos nënën e tij
Opinioni publik në Spanjë është tronditur nga një ngjarje e rëndë në Girona, ku një baba vrau djalin e tij 5-vjeçar, plagosi nënën
Opinioni publik në Spanjë është tronditur nga një ngjarje e rëndë në Girona, ku një baba vrau djalin e tij 5-vjeçar, plagosi nënën e fëmijës dhe u zhduk.
Siç raportohet nga El Pais, Mossos d’Esquadra dhe Policia Lokale janë në kërkim të një burri që dyshohet se vrau djalin e tij pesëvjeçar dhe plagosi nënën e tij, përpara se të arratisej nga shtëpia e tij në Bellcaire.
Gruaja është transferuar në spitalin Josep Trueta në Girona, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve pranë hetimit, pak pas orës pesë të mëngjesit, një banor i Bellcaire d’Empordà ka njoftuar Urgjencën se në derën e tij i ka trokitur një grua e plagosur me një fëmijë të plagosur. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar disa ekipe të Sistemit të Emergjencave (SEM), të cilat nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për t’i shpëtuar jetën fëmijës pesëvjeçar. Nëna, 29 vjeçe, është dërguar në spitalin Trueta në Girona.
Policia katalanase filluar punën për të arrestuar sulmuesin, një burrë me kombësi spanjolle, i cili sipas burimeve policore mund të jetë ende në zonë. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?