Tronditet Belgjika! 36-vjeçarja goditet 200 herë me thikë nga partneri

Një rast i ri i femicidit ka tronditur Belgjikën. 36-vjeçarja Veronique u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Knock. Infermierja ishte

Dhjetor 11, 2023 - 11:47
 0
Tronditet Belgjika! 36-vjeçarja goditet 200 herë me thikë nga partneri

Një rast i ri i femicidit ka tronditur Belgjikën. 36-vjeçarja Veronique u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Knock. Infermierja ishte goditur 200 herë me thikë sipas medieve të huaja.

Për rastin është arrestuar partneri i viktimës, 41 vjeç.

Siç raportojnë mediat belge, Veronique ishte në një lidhje me autorin prej rreth dy vitesh.

Megjithatë, për shkak të pabesive ajo vendosi të divorcohej nga ai. Shtatorin e kaluar ata filluan të kishin sërish kontakte.

Javën e kaluar, Veronique ishte në shtëpinë e një shoqeje kur burri vazhdoi t’i dërgonte mesazhe asaj dhe të bënte telefonata me video.

Të dielën vonë natën e kaluar, ajo u kthye në shtëpi, ai e vizitoi duke thënë se donte të merrte kompjuterin e tij që kishte lënë atje. Fqinjët janë shqetësuar nga zhurma që kanë dëgjuar dhe disa orë më vonë kanë gjetur gruan të vdekur.

Në total, të paktën 24 femicide janë regjistruar në Belgjikë në vitin 2023./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.