Tronditet Kosova, 5 të vdekur në pak orë

Përgjaken rrugët e Kosovës. Vetëm në pak orë u regjistruan 5 të vdekur. Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Tre këmbësorë janë goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i lënduar është dërguar […]

Shtator 17, 2023 - 09:48
 0
Tronditet Kosova, 5 të vdekur në pak orë

Përgjaken rrugët e Kosovës. Vetëm në pak orë u regjistruan 5 të vdekur. Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Tre këmbësorë janë goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Lajmin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Ai ka bërë të ditur se shoferi i makine ndodhet në stacionin policor në Pejë. Kujtojmë, se në Kosovë kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera në Prishtinë e Podujevë. Si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.