Tronditet Prishtina, gjendet e vrarë brenda automjetit një grua

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën vonë se një grua është gjetur e vrarë në një veturë në Prishtinë.   Policia e pranoi

Nëntor 30, 2023 - 08:54
 0
Tronditet Prishtina, gjendet e vrarë brenda automjetit një grua

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën vonë se një grua është gjetur e vrarë në një veturë në Prishtinë.

 

Policia e pranoi një thirrje për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet të mërkurën rreth orës 20:20, tha zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Radion Evropa e Lirë.

 

“Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

 

Sipas të dhënave fillestare, besohet se ajo është vrarë me armë zjarri, tha Ahmeti.

 

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i ka nisur hetimet rreth kësaj vrasjeje.

 

Rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura./REL/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.