Trump: Çështja e abortit të vendoset nga secili shtet

Kandidati republikan për president Donald Trump tha të hënën se ligjet për kufizimin e abortit duhet të përcaktohen nga secili shtet, duke shmangur

Prill 8, 2024 - 22:20
 0
Trump: Çështja e abortit të vendoset nga secili shtet

Kandidati republikan për president Donald Trump tha të hënën se ligjet për kufizimin e abortit duhet të përcaktohen nga secili shtet, duke shmangur një qëndrim të qartë mbi propozimin për ndalimin kombëtar të abortit dhe duke zgjedhur të mbajë një qëndrim më të moderuar në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Përmes nje videoje të publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”, ish Presidenti Trump tha se mbështeste abortin në rastet e përdhunimit, incestet apo kur rrezikohej jeta e nënës. Ai po ashtu konfirmoi se mbështet mundësinë e fertilizimit artificial.

Ai nuk përmendi ndalimin kombëtar të abortit pas një periudhe të caktuar të shtatëzënisë, duke mos marrë parsysh shpresat e shumë mbështetësve konservatorë dhe fetarë të tij se ai do t’i përkrahte kufizimet në nivel kombëtar në rase se do të merrte përsëri drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Më herët ai kishte sinjalizuar mbështetjen për një kufizim në nivel kombëtar të abortit pas javës së 15 të shtatzënisë. Në video-mesazhin e sotëm zoti Trump theksoi rëndësinë për të fituar zgjedhje.

“Për këtë çështje duhet të ndiqni zemrën. Por mos harrroni, ne duhet të fitojmë zgjedhjet që të mund të kthejmë traditën tonë dhe në fakt të shpëtojmë atdheun, që fatkeqësisht, aktualisht, është në rënie”, tha zoti Trump.

Zoti Trump është shprehur krenar për rolin që luajti që Gjykata e Lartë në vitin 2020 përmbysi vendimin e vitit 1973, të njohur si “Roe kundër Wade” duke i dhënë fund mbrojtjes federale për të drejtën për abort, duke aluduar se një gjë e tillë u bë e mundur falë votave nga tre anëtarët konservatorë të Gjykatës që i emëroi ai.

Presidenti demokrat Joe Biden, që po kërkon një mandate të dytë, i ka kthyer në çështje qëndrore të fushatës së tij kundërshtitë e ish Presidentit Trump për qasje ndaj abortit.

“Donald Trump po shpreh publikisht mbështetjen që shtetet të ndalojnë çdo abort, përfshirë ndalimin e të drejtës për abort, pa asnjë përjashtim. Dhe ai po mburret për rolin e tij në krijimin e këtij mjedisi ferri”, shkroi të hënën Ammar Moussa, drejtor në fushatën elektorale të Presidentit Biden.

Që kur njoftoi kandidimin në fund të 2022 ish Presidenti Trump i ka qëndruar larg çështjes së abortit, duke pasqyruar vështirësitë e Partisë Republikane për të përcjellë një mesazh që do të minimizonte pasojat politike të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ndërsa amerikanët priret të pranojnë kufizimin e abortit pas 3 muajve të pare të shtatzënisë, anketimet tregojnë se një shumicë e konsiderueshme preferojnë që vendimi t’i takojë gruas dhe mjekut, jo qeverisë./voa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.