Trump dhe Biden dominojnë “Super të Martën”, Haley fiton vetëm në Vermont

Duket se përballja e nëntorit mes Joe Biden dhe Donald Trump është e pashmangshme dhe këtë e treguan dhe rezultatet e votimeve në primaret që u zhvilluan në 15 shtete dhe një territor, në atë që njihet me emrin e “Super të Martës”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe paraardhësi i tij ishin fitues absolutë […]

Mars 6, 2024 - 08:50
 0
Trump dhe Biden dominojnë “Super të Martën”, Haley fiton vetëm në Vermont

Duket se përballja e nëntorit mes Joe Biden dhe Donald Trump është e pashmangshme dhe këtë e treguan dhe rezultatet e votimeve në primaret që u zhvilluan në 15 shtete dhe një territor, në atë që njihet me emrin e “Super të Martës”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe paraardhësi i tij ishin fitues absolutë në këtë garë brenda partive të tyre, teksa mbi republikanen Nikki Haley presioni është në rritje për të lënë në mes këtë kandidim të saj.

Biden e Trump fituan në Kaliforni, Teksas, Alabama, Kolorado, Main, Oklahoma, Virxhinia, Karolinën e Veriut, Tenesi, Arkansas, Minesota e Masaçusets, teksa fitorja e vetme për Haley ishte në Vermont.

Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes ka qenë në garën presidenciale, ka pasur edhe votimet të tjera të mëdha zgjedhore në “Super të Martën”. Në Karolinën e Veriut, në zgjedhjet paraprake për postin e guvernatorit, mbizotëruan zv.guvernatori republikan Mark Robinson dhe prokurori i përgjithshëm demokrat Josh Stein dhe në nëntor do të përballen me njëri-tjetrin në një shtet vendimtar për garën presidenciale.

Në Kaliforni, votuesve iu kërkua të zgjidhnin pretendentët për vendin bosh në Senat të mbajtur prej vitesh nga Dianne Feinstein, e cila vdiq vitin e kaluar. Ndërsa në Los Anxhelos, pozita e Prokurorit të Përgjithshëm ishte në garë.

Ish-presidenti Trump nuk mund të mos reagon pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, duke e cilësuar “Super të Martën” si një ditë fantastike gjatë së cilës arriti gjëra që askush nuk i kishte bërë më përpara, teksa parashikoi një ribashkim të shpejtë të republikanëve.

Por këtë reagimi iu kundërpërgjigj dhe Nikki Haley e cila u shpreh se “Ribashkimi nuk arrihet vetëm me fjalë. Në një komunikatë për shtyp, zyra elektorale e ish-ambasadores në OKB nënvizon se ka ende një numër të madh votuesish republikanë që janë të shqetësuar nga Trump.

Presidenti Biden u mor me rivalin e tij të mundshëm në fjalimin pas daljes së rezultateve të primareve të “Super të Martës”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se një mandat i ri për Trump në krye të Shteteve të Bashkuara do të rikthente kaosin, përçarjen dhe errësirën në vend. “Të gjithë jemi në dijeni të kërcënimi ekzistencial që paraqet Trump për Amerikën”, u shpreh mes të tjerash Biden.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.