Trump dominon Primaret, fiton tre gara të tjera brenda Republikanëve

Donald Trump fitoi tre gara të tjera brenda Republikanëve për t’u zgjedhur si kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale. Në një ditë

Mars 3, 2024 - 19:00
 0
Trump dominon Primaret, fiton tre gara të tjera brenda Republikanëve

Donald Trump fitoi tre gara të tjera brenda Republikanëve për t’u zgjedhur si kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale.

Në një ditë të vetme, ish presidenti arriti të fitonte shumicë në Misuri, Michigan dhe Idaho duke u afruar më shumë zgjedhjes së tij në krye të republikanëve.

Rivalja e tij e fundit e mbetur në garë, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, është ende duke kërkuar fitoren e saj të parë brenda partisë dhe nuk ka një rrugë të qartë drejt nominimit, marrë parasysh dominimin e Trump deri më tani.

Ndërkoha dita më e rëndësishme për zgjedhjet paraprake në Shtetet e Bashkuara po afron.

5 marsi cilësohet si Super e Marta, dita kur 16 shtete amerikane do të organizojnë njëkohësisht votimet për zgjedhjet primare brenda partive.

Deri më tani, Presidenti Joe Biden dhe të ish Presidenti Donald Trump duket se janë qartësisht fitues në garën brenda partive të tyre dhe do të përballen sërish me njëri tjetrin.

Ky është një moment kyç për të dy pretendentët pasi rezultatet e mira gjatë votimeve të Super së Martës, do të forconin më tej pozitat e tyre./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.