Trump u përgjigjet akuzave: Unë diktator? Vetëm ditën e parë të presidencës

Donald Trump tha të martën se ai nuk do të bëhet diktator nëse bëhet përsëri president i SHBA-së, përveç “në ditën e parë”, pas paralajmërimeve nga demokratët dhe disa republikanë se Amerika rrezikonte të shndërrohej në një autokraci nëse ai fiton zgjedhjet e vitit 2024. Kandidati republikan presidencial Trump iu desh të pyetej dy herë […]

Dhjetor 6, 2023 - 08:34
 0
Trump u përgjigjet akuzave: Unë diktator? Vetëm ditën e parë të presidencës

Donald Trump tha të martën se ai nuk do të bëhet diktator nëse bëhet përsëri president i SHBA-së, përveç “në ditën e parë”, pas paralajmërimeve nga demokratët dhe disa republikanë se Amerika rrezikonte të shndërrohej në një autokraci nëse ai fiton zgjedhjet e vitit 2024.

Kandidati republikan presidencial Trump iu desh të pyetej dy herë gjatë një ngjarjeje televizive në Iowa-s për të mohuar se ai do të shpërdoronte pushtetin për të kërkuar hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, nëse rizgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se në ditën e parë do të përdorte fuqitë e tij presidenciale për të mbyllur kufirin jugor me Meksikën dhe për të zgjeruar shpimet e naftës.

“Unë do të jem një diktator vetëm ditën e parë të presidencës kur të mbyll kufijtë, të anuloj politikat klimatike dhe të filloj përsëri shpimet”, tha ish-presidenti në një takim me votuesit në Iowa.

“Janë demokratët ata që abuzojnë me pushtetin e tyre, jo unë”, korrigjoi më pas Trump, duke shpjeguar se në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë do të rifillojë politikat e mandatit të tij të parë.

Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në një përballje të mundshme zgjedhore me presidentin demokrat Joe Biden, ka premtuar shpesh “hakmarrje” ndaj kundërshtarëve politikë nëse ai fiton përsëri pushtetin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.