Trupi i Saimir Sulës mbërriti pa zemër në atdhe, familjarët e tij protestë para Parlamentit Europian

Familjarët e Saimir Sulës kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian ditën e sotme. Ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, pasi trupi i Sulës mbërriti

Janar 11, 2024 - 12:07
 0
Trupi i Saimir Sulës mbërriti pa zemër në atdhe, familjarët e tij protestë para Parlamentit Europian

Familjarët e Saimir Sulës kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian ditën e sotme.

Ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, pasi trupi i Sulës mbërriti në atdhe pas zemër.

Motra e të ndjerit, Majlinda Sula, në pamundësi për të bërë analizën e ADN-së së zemrës në një laborator në Shqipëri, ka këkruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, të dërgojë zemrën e vëllait të saj në një laborator jashtë vendit për analizë.

Familja e të riut deklaroi ndër të tjera se është e gatshme që ta paguaj vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.