Tullumbacja me drogë, Balla u bën thirrje deputetëve: Të bëhemi bashkë për të klasifikuar oksidin e azotit si lëndë të palejuar
Taulant Balla: “Dua të informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti Gjekmarkaj se prej ditës së parë në detyre i kam kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, por edhe ato që në legjislacion nuk janë të tilla por që janë kthyer në varësi tek fëmijët. As rast në fjalë i nderuar deputet […]
Taulant Balla: “Dua të informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti Gjekmarkaj se prej ditës së parë në detyre i kam kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, por edhe ato që në legjislacion nuk janë të tilla por që janë kthyer në varësi tek fëmijët.
As rast në fjalë i nderuar deputet nuk po tolerohet. Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën.
Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare për fëmijët e vegjël për të bërë ndërhyrje.
Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. I rrezikohet të rinjve një e ardhme e mirë
What's Your Reaction?