Turizëm i suksesshëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr…!

Kryeministri Rama dha komentin e tij në lidhje me sezonin e ri turistik teksa tregoi pritshmëritë e tij për këtë vit si dhe vizionin që e ka shoqëruar gjithmonë për një Shqipëri turistike edhe kur kjo gjë dukej e pamundur. Arbër Hitaj: Pyetja e fundit që nuk e lë pa jua bërë, për turizmin. Shifrat janë […]

Prill 24, 2024 - 18:55
 0
Turizëm i suksesshëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr…!

Kryeministri Rama dha komentin e tij në lidhje me sezonin e ri turistik teksa tregoi pritshmëritë e tij për këtë vit si dhe vizionin që e ka shoqëruar gjithmonë për një Shqipëri turistike edhe kur kjo gjë dukej e pamundur.

Arbër Hitaj: Pyetja e fundit që nuk e lë pa jua bërë, për turizmin. Shifrat janë optimiste, besoj do jenë deri në fund të vitit. Pritshmëritë tuaja, cilat janë?

Kryeministri Rama: Pritshmëritë e mia janë ato që kanë qenë kur askush nuk e besonte se ky do bëhej një vend ku do vërshonin turistët. Kur filluam programin e Rilindjes urbane. Kur filluam të përmirësojmë imazhin e Shqipërisë jo thjesht si imazh, por si përmbajtje. Kur e kthyem Shqipërinë në një vend ku të gjithë flisnin në 2013: Krimi, krimi, krimi, hajdutët, hajdutët, hajdutët. Na morën pulat e na morën gjelat e na morën delet e na vodhën shtëpinë, në një vend që ka një nivel sigurie dhe rendi dhe që është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë. Jo sipas nesh, por sipas statistikave ndërkombëtare dhe ku njerëzit që vijnë ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Dhe që ndjejnë atë siguri që ndjejnë gjithnjë e më pak në shumë vende të mëdha, në shumë qytete të mëdha ku nuk ecën dot natën vetëm në zona të caktuara, sepse nuk dihet me sa pjesë të rrobave mangut kthehesh në shtëpi. Është një proces që ka filluar dhe unë e kam pasur pritshmëri prej kohësh dhe tani vetëm do të përshkallëzohet si sukses i madh i Shqipërisë, si për fat të keq disa këtu e kanë tmerr. Dhe më kujtojnë Konicën që thoshte: Të falin çdo gjë por nuk të falin suksesin. Dhe i vetmi ndryshim me kohën e Konicës është që janë hedhur edhe shqiptarët, jo shqiptarët, disa shqiptarë janë po ata që çmenden edhe Konicën, por mua nuk më çmendin dot, se që kur kam hyrë në politikë e kam pranuar që jam i çmendur./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.