Turizmi dentar/ Pushime dhe rregullim dhëmbësh! “Një rrugë e dy punë” në Shqipëri, të huajt vijojnë traditën

Për pushime dhe për të rregulluar dhëmbët. Shumë të huaj po vijojnë të joshen nga çmimet ende të ulëta dhe cilësia e mirë e shërbimit për të kaluar pushimet dhe të ndërhyjnë në gojë.  “Shfrytëzohen në mënyrë sinkrone, turizmi detar dhe pushimet. Është edhe pjesa e çmimeve që i josh të huajt”, tha Aida Sadiku, […]

Gusht 15, 2023 - 19:59
 0
Turizmi dentar/ Pushime dhe rregullim dhëmbësh! “Një rrugë e dy punë” në Shqipëri, të huajt vijojnë traditën

Për pushime dhe për të rregulluar dhëmbët. Shumë të huaj po vijojnë të joshen nga çmimet ende të ulëta dhe cilësia e mirë e shërbimit për të kaluar pushimet dhe të ndërhyjnë në gojë.

 “Shfrytëzohen në mënyrë sinkrone, turizmi detar dhe pushimet. Është edhe pjesa e çmimeve që i josh të huajt”, tha Aida Sadiku, stomatologe.

Një rrugë e dy punë po përpiqet të bëjnë edhe Tizziana. Pasi të përfundojë ndërhyrjet në gojë, 55-vjeçarja italiane planifikon të kalojë edhe ca ditë në plazhet e jugut të vendit.

“Arsyeja kryesore se pse jam në Shqipëri janë dhëmbët. Sigurisht që po mundohem t’i shfrytëzoj këto ditë edhe për pushime. Është pozita gjeografike dhe çmimet që më bënë të jem këtu. Do rikthehem në shtator për të përfunduar edhe pjesën tjetër të gojës”, deklaroi Tizziana Serra, turiste italiane.

Tizziana në fakt është një nga shumë qytetarët italianë e vizitojnë Shqipërinë për qëllime dentare.

“Italia zë vendin kryesor. Ka pastaj pacientë nga Gjermania dh e Anglia. Mund të them se ka edhe pak nga Greqia”, shtoi stomatologia.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se deri në qershor 362 të huaj hynë në vend për qëllime shëndetësore, kryesisht dentare, por kjo shifër për stomatologët është shumë herë më e lartë.

“Është shumë më shumë. Kjo pasi siç në krahasim me një vit më parë, mund të them se kam 2-fishin e klientelës së huaj”, shtoi stomatologia.

Bazuar vetëm te të dhënat e INSTAT, në 5 vitet e fundit numri i të huajve që kanë hyrë në vend për qëllimi shëndetësore, kryesisht turistike shkon në mbi 6 mijë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.