Turqia arreston 7 persona, dyshohet se spiunonin për Izraelin

Shtatë persona të tjerë të dyshuar për spiunazh për Izraelin janë arrestuar në Turqi, dy muaj pas një vale të madhe arrestimesh, njoftoi

Mars 5, 2024 - 10:50
 0
Turqia arreston 7 persona, dyshohet se spiunonin për Izraelin

Shtatë persona të tjerë të dyshuar për spiunazh për Izraelin janë arrestuar në Turqi, dy muaj pas një vale të madhe arrestimesh, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve e Turqisë, Anadolu.

Të dyshuarit, të cilët përfshijnë një detektiv privat dhe nëpunës civilë, akuzohen se kanë dhënë informacion mbi “qytetarët dhe bizneset e Lindjes së Mesme” me bazë në Turqi për një tarifë, raportoi Anadolu, duke cituar burime sigurie.

Tridhjetë e katër persona, kryesisht të dyshuar për ndihmën e agjencive të inteligjencës izraelite për të përgatitur rrëmbime në tokën turke, ishin arrestuar tashmë në fillim të janarit në të gjithë Turqinë.

Prokuroria e Stambollit kishte thënë se 12 të dyshuar të tjerë, të akuzuar për të njëjtat baza, janë ende në kërkim.

Një burim sigurie i tha AFP se të dyshuarit, shumica e të cilëve janë shtetas të huaj, ishin rekrutuar si pjesë e “operacioneve që synojnë palestinezët dhe familjet e tyre”. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.