Turqia jep “dritën jeshile”: Suedisë i hapet rruga drejt anëtarësimit në NATO

Komisioni i Punëve të Jashtme i Asamblesë Kombëtare Turke dha të martën (26/12) dritën jeshile për miratimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO. Gjatë takimit të kryesuar nga deputeti në pushtet Fuat Oktay, zëvendësministri i Jashtëm Burak Aksapar informoi Komisionin për procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe deputetët shprehën pikëpamjet e […]

Dhjetor 26, 2023 - 18:14
 0
Turqia jep “dritën jeshile”: Suedisë i hapet rruga drejt anëtarësimit në NATO

Komisioni i Punëve të Jashtme i Asamblesë Kombëtare Turke dha të martën (26/12) dritën jeshile për miratimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO.

Gjatë takimit të kryesuar nga deputeti në pushtet Fuat Oktay, zëvendësministri i Jashtëm Burak Aksapar informoi Komisionin për procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe deputetët shprehën pikëpamjet e tyre për projektligjin.

Projektligji përkatës është pranuar në Komisionin për Punë të Jashtme, raporton Anadolu.

Për momentin nuk dihet se kur do të dalë projektligji në seancë plenare, në të cilën mazhorancën e ka partia në pushtet, ndaj mundësia e miratimit është thuajse absolute./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.