Turqia merr ndihmë financiare nga BE-ja në vlerë prej 400 milionë eurosh

Turqia do të pranojë një ndihmë financiare në vlerë prej 400 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë një

Shkurt 7, 2024 - 21:58
 0
Turqia merr ndihmë financiare nga BE-ja në vlerë prej 400 milionë eurosh

Turqia do të pranojë një ndihmë financiare në vlerë prej 400 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë një vit më parë.

Kjo është shifra më lartë që ka ndarë ndonjëherë Fondi për Solidaritet i BE-së për ndonjë shtet kandidat, njoftoi të mërkurën komisionarja evropiane, Elisa Ferreira, pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare.

Paratë e kësaj pakoje të ndihmës do të përdoren për restaurimin e infrastrukturës dhe për strehim urgjent. Po ashtu, paratë do të përdoren për të mbrojtur trashëgimin kulturore të Turqisë.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit të vitit 2023 vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje.

Pak pas kësaj tragjedie, BE-ja u zotua se do të ndihmojë shtetin me 1 miliard euro gjatë një konference të donatorëve.

Fondi i ndarë prej 400 milionë eurosh është pjesë e kësaj pakete të ndihmës./rel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.