Twitter humbet gati gjysmën e të ardhurave nga reklamat

Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave nga reklamat që kur u ble nga miliarderi amerikan Elon Musk për 44 miliardë dollarë, tetorin e vitit 2022. Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor, por korriku mund të jetë pak më premtues. Aplikacioni rival “Threads” gjithashtu ka rezultuar një konkurrent […]

Gusht 5, 2023 - 15:32
 0
Twitter humbet gati gjysmën e të ardhurave nga reklamat

Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave nga reklamat që kur u ble nga miliarderi amerikan Elon Musk për 44 miliardë dollarë, tetorin e vitit 2022.

Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor, por korriku mund të jetë pak më premtues.

Aplikacioni rival “Threads” gjithashtu ka rezultuar një konkurrent i fortë për kompaninë Twitter. Sipas vlerësimeve të deritanishme kompania ka aktualisht 150 milionë përdorues.

Nga ana tjetër reklamuesit kanë qenë të shqetësuar për moderimin e përmbajtjes, pushimet masive nga puna por dhe pasigurinë e përgjithshme për të ardhmen e Twitter.

Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7 500 personash të Twitter-it, kur mori detyrën në vitin 2022, në një përpjekje për të ulur kostot.

Musk është gjithashtu shefi ekzekutiv dhe aksioneri kryesor i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike “Tesla”, i cili pritet të raportojë të mërkurën rezultatet e fundit financiare tremujore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.