U akuzua për lidhje me mafian shqiptare, reagon ish-shefja e Policisë së Ekuadorit: Jam e pafajshme, do mbroj emrin tim

Ish-komandantja e përgjithshme e Policisë Kombëtare në Ekuador, Tannya Varela Coronel, ka hedhur poshtë deklaratat e fundit se ajo ka lidhje me mafien shqiptare. “Unë jam e pafajshme, gëzoj prezumimin tim të pafajësisë si një e drejtë themelore dhe do ta mbroj emrin tim me vendosmëri”, ka deklaruar ajo. Coronel i ka cilësuar të pavërteta dhe […]

Shkurt 19, 2024 - 21:36
 0
U akuzua për lidhje me mafian shqiptare, reagon ish-shefja e Policisë së Ekuadorit: Jam e pafajshme, do mbroj emrin tim

Ish-komandantja e përgjithshme e Policisë Kombëtare në Ekuador, Tannya Varela Coronel, ka hedhur poshtë deklaratat e fundit se ajo ka lidhje me mafien shqiptare.

“Unë jam e pafajshme, gëzoj prezumimin tim të pafajësisë si një e drejtë themelore dhe do ta mbroj emrin tim me vendosmëri”, ka deklaruar ajo.

Coronel i ka cilësuar të pavërteta dhe shpifje të gjitha akuzat që e lidhin emrin e saj me aktivitetin e mafies shqiptare në Ekuador.

“Unë e thyej heshtjen sepse, për shumë të tjerë është më mirë që unë të qëndroj hermetike duke marrë akuzat e tyre shpifëse ndaj meje”, komentoi ajo.

Ajo thekson se gjatë gjithë karrierës së saj ajo vetëm i ka luftuar bandat dhe nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtore me to.

“Ata kurrë nuk do të mund të më lidhin në asnjë mënyrë me ndonjë veprim të parregullt në dobi të organizatave kriminale që kam luftuar gjatë jetës sime profesionale. Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë parregullsi, as si komandante e përgjithshëm dhe as si civile”, shtoi ajo./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.