U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë, kapet bosi mafioz

Ka marrë fund arratia e bosit të mafias Gargano, Marco Raduano, i cili u arratis nga burgu Nuoro më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke përdorur një litar të krijuar me çarçafë. Mafiozi 40-vjeçar nga Vieste që ia doli të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë është kapur në Francë. Raduano rezultonte i […]

Shkurt 2, 2024 - 13:29
 0
U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë, kapet bosi mafioz

Ka marrë fund arratia e bosit të mafias Gargano, Marco Raduano, i cili u arratis nga burgu Nuoro më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke përdorur një litar të krijuar me çarçafë.

Mafiozi 40-vjeçar nga Vieste që ia doli të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë është kapur në Francë.

Raduano rezultonte i përfshirë në listën e të arratisurve italianë më të rrezikshëm të kërkuar nga Europol. Tashmë ai do t’i dorëzohet drejtësisë italiane për të vuajtur dënimin me burg që i përfundon në vitin 2046.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.