U arrestua në shoqërinë e dy vajzave, ‘Baroni drogës’ refuzon të flasë para gjykatës

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i ekstraduar nga Kosova të enjten. “Baroni i drogës” mësohet se ka kyçur gojën në seancë dhe nuk ka deklaruar asgjë. Ndërkohë, mbrojta kërkoi arrest në shtëpi për Çelën me pretendimin se nuk prova, por GJKKO nuk e pranoi. Gëzim Çela ka […]

Mars 9, 2024 - 10:50
 0
U arrestua në shoqërinë e dy vajzave, ‘Baroni drogës’ refuzon të flasë para gjykatës

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i ekstraduar nga Kosova të enjten. “Baroni i drogës” mësohet se ka kyçur gojën në seancë dhe nuk ka deklaruar asgjë.

Ndërkohë, mbrojta kërkoi arrest në shtëpi për Çelën me pretendimin se nuk prova, por GJKKO nuk e pranoi.

Gëzim Çela ka nisur që të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor 2015. Në atë kohë, Çela është dënuar për trafik droge me 10 vite e 8 muaj burg.

Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.

Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në të njëjtën shtëpi u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë. 55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.