U arrestua në Shqipëri/ Gjykata e Shkodrës jep “ok” për ekstradimin e kriminelit rus

Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus Igor Kokunov.   Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata thotë se sapo

Nëntor 14, 2023 - 13:43
 0
U arrestua në Shqipëri/ Gjykata e Shkodrës jep “ok” për ekstradimin e kriminelit rus

Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus Igor Kokunov.

 

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata thotë se sapo u dha vendimi ndaj tij dhe tashmë do të nisin procedurat e ekstradimit.

 

Rusi u arrestua në gusht të këtij viti nga autoritetet shqiptare i cili akuzohet nga Rusia si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli.

 

Gjatë verifikimit të imtësishëm në pikën kufitare të Muriqanit, 59-vjeçari, Igor Kokunov, rezultoi i shpallur në kërkim nga autoritetet ruse.

 

Gjykata në Rusi i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.