U arrestua pak ditë më parë në Durrës, gjykata lë në burg ish-anëtarin e bandës së Gaxhait

Gjykata e Durrësit ka vendosur “Arrest në burg me afat dy muaj” për Amarildo Sulejmanin banor i Vlorës, i njohur ndryshe me nofkën

Shkurt 24, 2024 - 13:24
 0
U arrestua pak ditë më parë në Durrës, gjykata lë në burg ish-anëtarin e bandës së Gaxhait

Gjykata e Durrësit ka vendosur “Arrest në burg me afat dy muaj” për Amarildo Sulejmanin banor i Vlorës, i njohur ndryshe me nofkën Çipuri.

Gjykata e Durrësit ka cilësuar të vlefshëm arrestimin e ish-anëtarit të bandës së Gaxhait dhe caktoi si masë shtrënguese atë të arrestit në burg me afat 2 muaj. Vete i pandehuri ka thënë se makina ka qenë e një shoku të tij dhe nuk kishte dijeni se targat ishin të vjedhura.

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.

Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi. Por patrullat mundën ta neutralizonin duke e arrestuar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.