U asfiksuan në ambientet e punës, disa punonjës të një kompanie në Fier përfundojnë në spital, policia jep detaje

Disa punëtorë në një kompani në Fier janë asfiksuar në ambinetet e punës. Pas ngajrjes ka reaguar edhe policia, e cila njofton se

Shkurt 21, 2024 - 22:09
 0
U asfiksuan në ambientet e punës, disa punonjës të një kompanie në Fier përfundojnë në spital, policia jep detaje

Disa punëtorë në një kompani në Fier janë asfiksuar në ambinetet e punës. Pas ngajrjes ka reaguar edhe policia, e cila njofton se 7-të prej tyre pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë dërguar në shtëpi.

Ndërkohë në spital ndodhet ende një punonëjse që vijon të marrë ndoihmë mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.