U bë nënë për herë të dytë, mesazhi i aktores së njohur: Nuk do i haroj kurrë rrahjet e zemrës kur…

Aktorja dhe modelja e njohur, Müge Boz, e cila u martua me Caner Erdeniz në vitin 2019, është bërë nënë e një vajze për herë të dytë. Ajo ka ndarë fotot e lindjes me ndjekësit në faqen e saj të Instagramit. Boz shkroi gjithashtu edhe një mesazh emocionues: “Kështu ishim kur do të lindnim… Sigurisht që […]

Qeshor 8, 2024 - 10:45
 0
U bë nënë për herë të dytë, mesazhi i aktores së njohur: Nuk do i haroj kurrë rrahjet e zemrës kur…

Aktorja dhe modelja e njohur, Müge Boz, e cila u martua me Caner Erdeniz në vitin 2019, është bërë nënë e një vajze për herë të dytë.

Ajo ka ndarë fotot e lindjes me ndjekësit në faqen e saj të Instagramit.

Boz shkroi gjithashtu edhe një mesazh emocionues:

“Kështu ishim kur do të lindnim… Sigurisht që prerja cezariane e bënte gjithçka shumë ndryshe në krahasim me përvojën time të parë të lindjes. Unë hyra në sallën e lindjes me energjinë e festës. Vajza ishte me ne në spital, sepse kishte dëshirë të vinte, ndërsa në sallë isha vetëm deri në momentin që erdhi Caner.”

Aktorja u shpreh se këtë herë mëmësinë e kishte pritur me ndjenja krejtësisht ndryshe, si një Müge tjetër.

“Nuk do t’i harroj kurrë rrahjet e zemrës sime në momentin që pashë Rikën për herë të parë, zërin e saj, Canerin që më mbante fort dorën… Falë Zotit, fëmija ynë ka lindur i shëndetshëm. Mirë se erdhe në familjen tonë, Rika ime”, shkruan aktorja.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.