U braktis në Samitin e OSBE/ Lavrovit nuk i “del inati”: Borrell dhe Blinken ikën si frikacakë

Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov akuzoi sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken se ishin “frikacakë” sepse “ikën” nga Shkupi pa e takuar atë me rastin e takimit të ministrave të jashtëm të OSBE-së. “Ata janë thjesht frikacakë, kanë frikë nga çdo […]

Dhjetor 1, 2023 - 13:38
 0
U braktis në Samitin e OSBE/ Lavrovit nuk i “del inati”: Borrell dhe Blinken ikën si frikacakë

Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov akuzoi sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken se ishin “frikacakë” sepse “ikën” nga Shkupi pa e takuar atë me rastin e takimit të ministrave të jashtëm të OSBE-së.

Ata janë thjesht frikacakë, kanë frikë nga çdo bisedë e sinqertë me faktet në dorë”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp pas përfundimit të punës, raporton TASS.

Një ditë më parë, kur Lavrov mori fjalën në Samitin e 30 të OSBE,  disa ministra të vendeve pjesëmarrëse bojkotuan, duke lënë karriget e tyre e duke dalë nga salla. Lavrov akuzoi anëtarët dhe organizatën se është kthyer në vegël të Bashkimit Europian.

Deklarateve të Lavrov iu përgjigj ashpër ministri i jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani  i cili i kujtoi Rusisë qëndrimet e saj ndër vite dhe ndërhyrjet ushtarake në vende të ndryshme sovrane që nga koha e bashkimit sovjetik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.