U deklarua i vdekur për t’i shpëtuar drejtësisë, avokati: Vendimin s’duhet ta merrte gjykata, por Gjendja Civile

Avokati Gentjan Rumano e ka cilësuar si vendim të pavlefshëm dhe abuzues, vendim e një gjykate shqiptare për të shpallur të vdekur një person në kërkim nga drejtësia, përmes një dokumenti që nuk kishte vulën dhe formatin e duhur ligjor. Rasti është për Leonard Mnellën, i cili me vendim gjykate rezultonte i vdekur në 2003, […]

Mars 5, 2024 - 16:35
 0
U deklarua i vdekur për t’i shpëtuar drejtësisë, avokati: Vendimin s’duhet ta merrte gjykata, por Gjendja Civile

Avokati Gentjan Rumano e ka cilësuar si vendim të pavlefshëm dhe abuzues, vendim e një gjykate shqiptare për të shpallur të vdekur një person në kërkim nga drejtësia, përmes një dokumenti që nuk kishte vulën dhe formatin e duhur ligjor. Rasti është për Leonard Mnellën, i cili me vendim gjykate rezultonte i vdekur në 2003, por u arrestua në SHBA.

Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, avokati tha se dokumenti i ardhur nga Venezuela ku tregonte shkakun e vdekjes duhet të kishte vulë dhe më pas t’i kalonte Gjendjes Civile dhe jo gjykatës. Në rastin që kjo është bërë në gjykatë, për avokatin, është e paligjshme.

“Vendimi për të shpallur të vdekur një person në kërkim është pak më kompleks. Si shkak i marrjes së vendimit nga gjykata shqiptare ka shërbyer një certifikatë e shkakut të vdekjes se personit nga një gjykatë e Venezuelës. Që nga këtu kjo gjykatë e humbet kompetencën e kësaj për ta dhënë këtë vendim dhe për ta shpallur të vdekur, pasi nëpërmjet këtij dokumenti mjafton të ketë vulën apostile dhe më pas i dërgohet menjëherë gjendjes civile. Gjendja civile pastaj bën çregjistrimin e personit nga regjistrat e gjendjes civile.

Unë mendoj se gjykata civile mund të mos e ketë pranuar për shkak të mungesës së vulës apostile është dërguar në gjykatë. Gjykata duhet ta konstatonte se ky dokument nuk e ka formën e duhur ligjore dhe nuk mund ta shpallte vendimin e personit të vdekur vetëm nëpërmjet këtij dokumenti. Gjykata ka shfrytëzuar këtë dokument në mënyrë të paligjshme, ai duhet ti thoshte palës së duhet legalizuar dokumenti dhe pastaj te dërgohej në gjendje civile. Në këtë rast vendimi i gjykatës është i pavlefshëm”, tha avokati.

54-vjeçari Leonard Mnella u arrestua në Miçigan të SHBA-ve dhe është depërtuar në Shqipëri, ku akuzohet për një sërë veprash penale të ndodhur kohë më parë. Për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërkohë që ishte në arrati, Leonard Mnella në vitin 2013 arriti të merrte një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare ku deklarohej i vdekur që në vitin 2003 në Venezuelë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.