U dëmtua në përballjen ndaj Sheffield United, titullari i Newcastle e mbyll për vitin 2023

“Bardhezinjtë” e Neëcastle arritën një fitore madhështore, në përballjen e fundit të Premier League, ndaj Sheffield United, teksa arritën të mundin këta të fundit, me rezultatin shpërfytyrues, 0 me 8, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit anglez. Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar “vaj” për skuadrën e teknikut Eddie Howe, teksa në [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 16:20
 0
U dëmtua në përballjen ndaj Sheffield United, titullari i Newcastle e mbyll për vitin 2023

“Bardhezinjtë” e Neëcastle arritën një fitore madhështore, në përballjen e fundit të Premier League, ndaj Sheffield United, teksa arritën të mundin këta të fundit, me rezultatin shpërfytyrues, 0 me 8, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit anglez.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar “vaj” për skuadrën e teknikut Eddie Howe, teksa në minutën e 12’ të sfidës, “fantazisti” i sulmit, Harvey Barnes u detyrua të lërë fushën, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes.

Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore u zbulua se 25-vjeçari ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe për këtë aryse do të duhet të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave ose e thënë ndryshe deri në fundin e vitit 2023.

Dëmtimi është konfirmuar nga vetë tekniku i ishullorëve, teksa më tej në fjalën e tij për mediat ka treguar se Barnes ka dëmtuar një nga gishtat e këmbës dhe tashmë po përdor një “strukturë” mbrojtësi për këmbën.

“Harvey do të jetë jashtë për rreth tre muaj. Operacioni nuk është i nevojshëm, gjë që është lajm i mirë. Ai po përdor strukturë mbrojtëse në këmbë. Ka dëmtuar një nga gishtat e këmbës”,- u shpreh tekniku i “bardhezinjve”. /i.m /abcnews.al 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.