U dënua me 16 vite burg për nxjerrje sekretesh, 22-vjeçari pranon dënimin
Ish-anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, Jack Teixeira, ka rënë dakord me vendimin e dhënë nga gjykata për dënimin me 16 vite
Ish-anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, Jack Teixeira, ka rënë dakord me vendimin e dhënë nga gjykata për dënimin me 16 vite burg, pas akuzave për nxjerrjen e qindra dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit në një server lojërash online.
22-vjeçari i pranoi të gjashta akuzat të ngritura ndaj tij, të cilat ishin për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare, sipas një vendimi të gjykatës të hënën.
Në këmbim të pranimit të dënimit, prokurorët ranë dakord të mos e akuzonin atë për shkelje të mëtejshme të Aktit të spiunazhit të SHBA.
Në një incident të përshkruar si një nga shkeljet më serioze të sigurisë kombëtare amerikane në vite, Teixeira “mori dhe printoi qindra dokumente të klasifikuara” dhe postoi imazhe të tyre në serverin e lojërave Discord, thanë prokurorët në një gjykatë federale të Bostonit.
Teixeira filloi të ndajë informacionin e klasifikuar në fund të vitit 2022 dhe u arrestua prillin e kaluar. Që atëherë ai është mbajtur në paraburgim.
Avokati i Teixeira, Michael Bachrach, e përshkroi klientin e tij si “thjesht një fëmijë” dhe argumentoi se mosha e tij kishte luajtur një “rol të rëndësishëm” në veprimet e tij, raportoi BBC.
What's Your Reaction?