U dhunua në mes të “Bllokut”, ja çfarë dyshohet për avokatin e Sali Berishës

Një nga avokatët e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi është dhunuar ditën e sotme ne grushte në zonën e ish-bllokut. Vizion Plus mëson se avokati është goditur edhe me leva dhe sende të tjera të forta nga tre persona ende të paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për çështjen e një pronësie. Policia e Shtetit […]

Maj 29, 2024 - 10:20
 0
U dhunua në mes të “Bllokut”, ja çfarë dyshohet për avokatin e Sali Berishës

Një nga avokatët e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi është dhunuar ditën e sotme ne grushte në zonën e ish-bllokut.

Vizion Plus mëson se avokati është goditur edhe me leva dhe sende të tjera të forta nga tre persona ende të paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për çështjen e një pronësie.

Policia e Shtetit në një reagim zyrtar njofon se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.