U dhunuan në Mal të Zi, familjarët e Doris Kopaçit: Djali ishte nisur në Gjermani për të punuar, refuzoi të dilte nga makina

25 vjeçari Doris Kopaçi në Pogradec, është një prej tre të rinjve të cilët u dhunuan në Malin e Zi. Nga kontakti me familjarët, 25 vjeçari po kthehej sot në banesë pas kryerjes së procedurave. Sipas informacioneve nga familjarët Kopaçi ishte nisur për në Gjermani ku do të punonte, pasi situata ekonomike në familje ishte […]

Janar 7, 2024 - 16:43
 0
U dhunuan në Mal të Zi, familjarët e Doris Kopaçit: Djali ishte nisur në Gjermani për të punuar, refuzoi të dilte nga makina

25 vjeçari Doris Kopaçi në Pogradec, është një prej tre të rinjve të cilët u dhunuan në Malin e Zi.

Nga kontakti me familjarët, 25 vjeçari po kthehej sot në banesë pas kryerjes së procedurave.

Sipas informacioneve nga familjarët Kopaçi ishte nisur për në Gjermani ku do të punonte, pasi situata ekonomike në familje ishte e vështirë, por rrugës ndodhi incidenti.

Mësohet se ai ndodhej në sedilen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës. Doris Kopaçi 25 vjeç banon në fshatin Vërdovë të Rrethit të Pogradecit.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.