U ekstradua dje nga Franca, GJKKO lë në burg Behar Bajrin

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Behar Bajrin, i cili po hetohet për një sërë veprash penale. Bajri u ekstradua ditën e djeshme (16 nëntor) nga Franca, ku u arrestua në muajin shtator, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ky operacion zbuloi një grup kriminal me […]

Nëntor 17, 2023 - 15:26
 0
U ekstradua dje nga Franca, GJKKO lë në burg Behar Bajrin

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Behar Bajrin, i cili po hetohet për një sërë veprash penale. Bajri u ekstradua ditën e djeshme (16 nëntor) nga Franca, ku u arrestua në muajin shtator, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ky operacion zbuloi një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku emri i Behar Bajrit ishte në krye të listës pasi akuzohet se kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Mbi Bajrin rëndojnë një sërë veprash penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.

Nga përgjimet rezultoi se ai komunikonte përmes aplikacionit SkyEÇ me biznesmenin Pëllumb Gjoka, tashmë edhe ky i arrestuar, dhe i kërkonte që të dilte sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në kuadër të operacionit ‘OAZ’, që u zhvillua në vitin 2018. Bajri, sikurse rezultoi nga përgjimet, ishte gati që të ofronte shuma të mëdha parash, në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

Po ashtu, Bajri, akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Bajri, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, akuzohet se ka vranë më 9 gusht të 2020-ës në Shkodër Gjin Ndojin (i cili njihejdhe si Gjin Boriçi).

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.