U ekstradua nga Franca/ Sëmuret Behar Bajri, i dënuari dërgohet në spitalin e burgut

Behar Bajri alias Bajrovic, i dënuar me burg për vrasje, është transportuar nga qelia në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh Bari po merr mjekim në spital dhe deri në rekuperimin e tij ai do të vëzhgohet nga mjekët por edhe gardianë të burgut. Behar […]

Prill 3, 2024 - 18:25
 0
U ekstradua nga Franca/ Sëmuret Behar Bajri, i dënuari dërgohet në spitalin e burgut

Behar Bajri alias Bajrovic, i dënuar me burg për vrasje, është transportuar nga qelia në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh Bari po merr mjekim në spital dhe deri në rekuperimin e tij ai do të vëzhgohet nga mjekët por edhe gardianë të burgut.

Behar Bajri u ekstradua me 16 Nëntor 2023 nga Franca drejt vendit tonë.

Ndaj Behar Bajrit rëndojën 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.