U ekstradua nga Maroku, vrasësi i Ardian Nikulajt do njihet sot me masën e sigurisë

Dy dite pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në

Janar 2, 2024 - 11:03
 0
U ekstradua nga Maroku, vrasësi i Ardian Nikulajt do njihet sot me masën e sigurisë

Dy dite pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në muajin prill të këtij viti, do të dalë në Gjykatën e Lezhës për tu njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij.

Seanca gjyqësore ka nisur që prej orës 10:00 të kësaj të marte, nën masa të rrepta sigurie.

Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut disa ditë më përpara. Mes Shqipërisë dhe Marokut nuk ka një marrëveshje ekstradimi, por për këtë gjë u desh ndërhyrja e Interpolit dhe vetë ministrit të Brendshëm Taulant Balla i cili ka komunikuar me homologët në Marok.

Madje para pak ditësh në Shqipëri ka mbërritur edhe celulari i portugezit ku pritet që të ndihmojë hetuesit për të zbardhur rolet dhe të gjejë prova për vrasjen e 51-vjeçarit Nikulaj.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes si dhe 4 shtetas britanikë. Për këta persona ende nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri nga gjykata e Britanisë së Madhe edhe pse pala shqiptare u ka dërguar prej kohësh kërkesën përkatëse.

Viktima Ardian Nikulaj ishte i ulur në lokalin e tij në Shëngjin në momentin kur Saraiva i është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje me disa plumba. Grupi hetimor ka prova, përveç kamerave të sigurisë që pikërisht portugezi është ekzekutori, ndërsa 4 britanikët kanë vëzhduar për disa ditë lëvizjet e shënjestrës.

Kjo ngjarje u pasua me disa vrasje të tjera mes dy familjeve prej vitesh në hasmëri, të fisit Nikulaj dhe Lekstakaj.

Në dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, kushuriri i Ardianit. Ndërkohë në muajin korrik në Balldre të Lezhës u vra Nikolin Lekstakaj./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.