U ekzekutua në Athinë/ Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje më vrasjen e Bejtjes në Fushë Krujë

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes pak javë më parë në Larushk të Krujës Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel […]

Maj 11, 2024 - 10:00
 0
U ekzekutua në Athinë/ Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje më vrasjen e Bejtjes në Fushë Krujë

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes pak javë më parë në Larushk të Krujës

Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin.

Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora. Shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.